X

Të shtëna me armë zjarri në Laç, një i vrarë

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të gjykatës së rrethit.

Krimi është regjistruar pak momente më parë.

Viktima ka mbërritur i vdekur në spital dhe dyshohet se është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës apo motivet e ngjarjes.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet.

More in LAJME
Parashikimi i analistit: Nëse mazhoranca nuk reflekton, më 30 qershor do të kemi përplasje civile

Sipas analistit Andi Bejtja, nuk është e largët dita që në vend të nisë një përplasje civile. I ftuar në...

Close