X

Si kurrë më parë…; shikoni çfarë bën Messi tek Argjentina


Lionel Messi, “10” e artë e Argjentinës, dëshiron që kjo të jetë “Copa América” e tij. Ai po stërvitet me një intensitet mbresëlënës, siç tregohet nga kjo ndërhyrje (sparkatë) në stërvitje ndaj bashkëlojtarit Guido Rodríguez, gjatë lojës në kuadrat, ku kapiteni i Albiceleste është futur në mes.

Kësi “sakrificash” fizike rrallë i kemi parë prej tij edhe në ndeshjet zyrtare, sepse ia del falë gjenialitetit që i buron nga koka dhe i metarializohet nga këmbët.

Shumë njerëz, nisur edhe nga mosha e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, e shohin këtë turne si mundësinë e fundit për një trofe të madh me kombëtaren të Messit, pasi ka dështuar në disa finale.

Botërori i Katarit, në vitin 2022, ndoshta nuk do ta gjejë Leon në maksimumin e aftësive fizike e rrjedhimisht edhe sportive, ndaj “Copa America”, që nis nga nesër në Brazil, konsiderohet një mundësi e jashtëzakonshme për të, që të mos mbetet duarbosh me kombëtaren.

Një “rekord” negativ, që i përmendet sa herë krahasohet me legjendën tjetër argjentinase, Diego Maradona.

More in LAJME, SPORT
Rama nuk ndal sulmet për Metën: Aventurën mendore e bëri vendim politik

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Kuvend në lidhje me dekretin e Metës për anulimin e 30 qershorit. Rama...

Close