X

Rama ‘zbulon’ planin Berisha-Meta: Unë jam koka që i duhet ofruar turmës


Edi Rama pretendon se ka një plan midis ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta për ta larguar nga pushteti, që fshihet pas të gjithë krizës politike të muajve të fundit.

Rama foli për atë që ai thotë se është “koka që i duhet ofruar turmës”.

“Berisha dhe Meta kujtojnë se mund të më largojnë nga detyra me molotovët e Lulit dhe mallkimet e Monikës e kanë gabim.

Unë jam shënjestra, koka që i duhet ofruar turmës për ta frymëzuar e sjellë të ndërsyer në bulevard, ndërsa prerja e kërkuar në këtë gjah politik nuk jam unë, por vendi, që duhet ndalur para se të kapërcejë pragun e negociatave dhe të hapë dy kapitujt e parë dhe duke hapur kapitujt e drejtësisë, vendi duhet ti provojë BE e reforma nuk është vetëm një maket, mekanizëm pastrimi i sistemonit të drejtësisë por është shtet i së drejtës, ku qoftë gjykatësit e kapur nga vetingu, politikanët e korruptuar e të paprekshëm mund të këputen si pras nga goditjet e drejtësisë së çliruar nga kthetrat e tyre. Plani është i qartë dhe jo budalla për mbijetesën politike.” – u shpreh Rama nga foltorja e Kuvendit.

More in AKTUALITET, LAJME
Si kurrë më parë…; shikoni çfarë bën Messi tek Argjentina

Lionel Messi, “10” e artë e Argjentinës, dëshiron që kjo të jetë “Copa América” e tij. Ai po stërvitet me...

Close