X

Rama nuk ndal sulmet për Metën: Aventurën mendore e bëri vendim politik


Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Kuvend në lidhje me dekretin e Metës për anulimin e 30 qershorit.

Rama në fjalën e tij shtoi se nuk ka asnjë faktor që mund të ndalohen zgjedhjet në 30 qershor.

Ai shtoi që në 2021 mund të thotë dhe PS që nuk do të bëjë zgjedhjet se “ashtu kemi një punë” dhe do të behej rrugë që një parti nuk do zgjedhje dhe lë të gjithë pa zgjedhje. Rama në fjalën e tij tha se Meta një aventurë mendore e bëri një vendim politik.

PJESË NGA FJALA

Shpëtoja dhe unë bashkë me PS-në zgjedhjet e tjera. Dhe ne do të thonim se nuk i duam zgjedhjet se ashtu kemi një punë, ose që kemi informacione që nuk i tregojmë se do të ketë sulme bërthamorë atë ditë.

Prandaj dhe këto aventura mendore nuk mund të kthehen në vendime politike dhe t’u imponohet të gjithëve. Dhe kështu hidhu një grup e hidhur një grup tjetër do të mbeteshim mbrapa dhe një dekadë.
***
97 tjetër po pse, ca ka ndodhur ndonjë e ngjashme me 97’-ën. Cilat skema piramidale po bien dhe kursimet e kujt po digjen që të digjet Shqipëria? Në cilat qytete po shihen shenja të një kryengritje popullore po shfaqen?

Dhe në cilat depo po shpërndahen armë? Po cilët janë atë që kanë hallin që nxjerrin popullin imagjinar të bashkive blu, që vijnë dhe të ngarkuar dhe shkarkohen tek dera e kryeministrisë.

Por neve nuk ka asgjë që të na tund nga 30 qershori. Pse ne nëse do të tërhiqeshim nga ky proces në emër të të gjitha arsyeve që në pamje të parë duken të kuptueshme, por kur futesh në argumente nuk janë asgjë.

More in AKTUALITET, LAJME
Hysaj i ‘mbetet në derë’, kërkesat e Napolit janë të frikshme

Mbrojtësi Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli këtë verë, pasi presidenti Aurelio De Laurentiis i ka treguar derën. Trajneri...

Close