X

Ministri britanik firmos ekstradimin e Assange në SHBA


Ministri i Brendshëm i Britanisë së Madhe, ka zbuluar se ka nënshkruar një kërkesë për ekstradimin e bashkëthemeluesit të ‘WikiLeaks’, Julian Assange, në SHBA, ku ai është akuzuar për shkelje të ligjit të spiunazhit.

Duke folur në programin e ‘BBC Radio 4’, Sajid Javid, tha se ai kishte hedhur firmën për ekstradimin e tij duke vërtetuar kësisoj atë që kishin raportuar gazetat dhe portalet në vend një ditë më parë, me urdhrin që do i paraqitej gjykatës së Mbretërisë së Bashkuar të premten.

Ai është me të drejtë prapa hekurave. Ekziston një kërkesë për ekstradim nga SHBA-të, kërkesë do jetë para gjykatës nesër, por dje kam nënshkruar urdhrin për ekstradim dhe e pohoj këtë gjë.” – tha Javid.

Departamenti amerikan i drejtësisë ka ngritur 17 akuza të reja kundër gazetarit australian. Në maj, ai u akuzua gjithashtu me një akuzë për konspiracion me Chelsea Manning, ish-analist i inteligjencës dhe informator, se kishin bashkëpunuar për të fituar akses në rrjetin e Pentagonit të SHBA-ve.

Aktualisht Assange po vuan dënimin me burg në Britaninë të Madhe për thyerje të lirimit me kusht. 47-vjeçari ishte shumë i sëmurë për t’u shfaqur muajin e kaluar në seancën e fundit në gjykatën e magjistratëve në Westminster, lidhur me kërkesën e SHBA-ve.

Seanca është riplanifikuar për të premten dhe në varësi të gjendjes së shëndetit të saj, mund të zhvillohet në burgun e Belmarshit, ku aktualisht po qëndron Assange.

More in BOTA, LAJME
Dhunonte nënën e tij, arrestohet 41-vjeçari nga Korça

Një 41-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij është arrestuar nga policia e Korçës....

Close