X

Anulimi i datës së zgjedhjeve dhe shkarkimi i Presidentit, zv. ambasadorja e SHBA takim në zyrën e Metës


E ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses-Ones po zhvillon një takim me Presidentin Ilir Meta në Presidencë.

Ambasadorja në detyrë e SHBA, Moses-Ones ka mbërritur prej disa minutash në institucionin e kreut të shtetit.

Mësohet se fokusi i diskutimit do të jetë vendimi i presidentit Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve, për shkak të situatës së tensionuar politike.

Pjesë e diskutimit pritet të jetë dhe vendimi i maxhorancës për shkarkimin e Presidentit Meta me motivacionin e shkeljes së Kushtetutës.

 

More in AKTUALITET, LAJME
Kërkoni vizë amerikane? Ambasada bën një njoftim me rëndësi për të shmangur radhët

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një orientim me rëndësi për qytetarët shqiptarë që kërkojnë viza amerikane. Ambasada njofton: "Vera...

Close