X

Krahasimi i fakteve/ Kë ka mbajtur në shpinë Shqipëria, Ramën apo Metën?

Në fjalimin e sotëm në kuvend përpos argumentave me të cilët kishte mbarsur ushtarët e vet, ato ligjorë dhe konstitucionalë, Edi Rama ka luajtur edhe me elmentët emocionalë, duke e vënë Presidentin e Republikës në rolin e atij që shqiptarët po e mbajnë padrejtësisht mbi shpinë. “Kujti i ka bërë Shqipëria më shumë ndere se Ilir Metës? Kujt i ka falur përçarjet, hiletë, dredhitë për ta rilindur të burrëruar” ka pyetur ai duke arsyetuar se edhe ajo që po ndodh tani është pasojë e një “Iliri që është mësuar keq”.

Në këtë lojë perverse me përçmimin që njerëzit kanë për politikanët që nuk shkulen nga froni dhe nuk dinë të ikin, Rama është përpjekur ta kanalizojë këtë pakënaqësi tek “armiku” i vet i momentit.

Nisur nga kjo ftesë e kryeministrit Laps.al është rikthyer në një retrospektivë për të krahasuar se kë ka mbajtur Shqipëria mbi shpinë më shumë në këtë vite të pluralizmit. Cili nga të dy i ka fituar qoftë edhe me hiletë, dredhitë apo këmbënguljen e tij ofiqet politike dhe cili i ka marë ato falas, dhuratë pa garë dhe pa luftuar asnjëherë.

Kur u bënë protestat e studentëve në ‘90 Edi Rama ishte në Korfuz Ilir Meta ishte mes protestuesve dhe bashkë me Pandeli Majkon në përfaësinëë e studentëve që i kërkuan Ramiz Alisë pluralizmin politik.

Pasi diktatura u shemb Edi Rama kërkoi të depërtonte në anën e fituesve në Partinë Demokratike dhe vetëm pasi Berisha dhe Pashko e përzunë që andej u përpoq të kapte një bursë nga Sorosi për të jetuar ë Paris. Me ndonjë shkrim në shtyp ky pinjoll i një familjeje të nomenklaturës së mesme u rendit mes antikomunistëve më radikalë duke iu përshtatur trendit të kohës që tallej me luftën nacional çlirimtare, me veteranët duke iu përshtatur trendit më ekstremist të kohës.

Ilir Meta megjithëse vinet nga protestat e studentëve bashkë me majkon zgjodhi rrugën më të vështirë kundër rrymë. Ai u fut të rinovonte partinë e e vjetër komuniste në socialiste. Ai themeloi FRESH-in, u pranua në internacionale dhe u bë një nga grurët e themelit, në demokracinë e kësaj force duke rivalizuar me Fatos Nanon dhmbë për dhëmbë.

Vetëm në kohën e opozitës së parë ‘92 – ‘97, Ilir Meta, herë në anën e drejtë dhe herë në anën e gabuar, u kalit si politikan i garës dhe opozitarizmit ndërkohë që Edi Rama bridhte cullak plazheve të jugut të Francës, pa arritur atë që ëndërronte dot më shumë: famën si piktor.

Kur socialistët dhe Nano morën pushtetin pas ‘97, Ilir Meta hyri në qeveri si përfaqësues i një ryme të kundërt me atë të kryeministrit dhe mbajti postin e sekretarit të shtetit. Edi Rama u katapultua direkt Ministër Kulture pas servilizmave dhe ftesave në refleksione që i bëri Fatos Nanos.

Ky servilizëm u bë edhe më i dukshëm kur Majko i zuri vendin kryetarit historik dhe ai u bë i neveritshëm kur Meta u ngjit në krye të ekzekutivit. Rama fitoi mes socialistëve namin e lakeut që i servilosej kryeministrave dhe më pas të atij që pështynte mbi ata që kishte lëpirë pasi kishin rënë nga froni.

Ai diti ti merrte Ilir Metës mbështetje të madhe politike dhe financiare si ministër kulture dhe të kandidohej prej tij në krye të bashkisë së Tiranës.

Qeverisja e Ilir Metës ishte një dizastër me korrupsion, grabitje votash dhe personalizim pushteti. Po gjithnjë në rrolin e obortarrit shpinëkërrusur Rama e mbështeti atë pa rrezerva. Kësaj kohe i përket batuta e famshme për Nanon që “vërsillet në parti si Robert Çamçakëzi në kantier” për të cilën rama sot kërkon falje

Me gjithë difektet e mëdha të drejtimit të tij Ilir Meta që fitoi zgjedhjet skandaloze të 2001, u fut në një garë të padëgjuar për kryeministër brenda partisë me Arbën Malajn, që Rama as do e kishte imagjinuar sot, dhe po me garë të brendëshme u rrëzua pas katharsisit të Nanos.

Ndërkohë Rama që kish bërë deri në ato momente rrolin e radikalit që predikonte se kryekatharsistit i duhej shtypur koka, u bë i pari që u dorezua me lule në duar para shtratit të kryeministrit të ardhshëm.

Të dy e donin rrëzimin sa më parë të Nanos në krye të ekzekutivit (2002-2005). Por sipas profilit dhe karakterit të tyre zgjodhën rrugë të ndryshme beteje.

Ilir Meta krijoi LSI-në dhe doli në zgjedhje, Rama ndejti benda PS dhe filloi lojën e thikave pas shpine duke frymëzuar Mjaftin e Veliajt në protestat anti qeveritare.

Rikthimi i Berishës në pushtet (shtator 2005) të dy i gjeti në krye të partive më të mëdha opoziare. Rama u bë edhe njëherë qilim para Metës sepse i duhej të bashkonte opozitën dhe të fitonte zgjedhjet bshkiake të Tiranës në 2007. Sapo i mori ato e prishi koalicionin dhe synoi të fitonte pikërisht atë që ka arritur sot: tepsinë në një dorë të vetme. Për këtë i pranoi Berishës, menjëherë pas Gërdecit ndryshimet kushtetuese dhe kodin e ri zgjedhor që u bënë vetëm për zhdukjen e LSI.

Pas gjithë këtyre manovrave, ku nuk u fut në listat zgjedhore se nuk donte të lëshonte bashkinë bashkë me monopolin e lejeve të ndërtimit, pasi përçau të majtën duke tntuar pushtet absolut, Rama dështoi në zgjedhjet e përgjithshme (2009). Meta arriti të mbijetoi i vetëm në garë, me gjithsej katër deputetë dhe kreu aktin më të pamoralshëm të jetës së tij poliike, çuarjen këtyre votave tek ai që në fushhatë e kishte quajtur Sali Gërdeci.

Ekuacioni u përmbys. Meta u ngjit sërish lart në qeveri si zv kryeministër dhe Rama u zvarrit në një opozitë ku me gjithë fajet e tij të mëdha ndaj socialistëve, nuk pranoi sipas statutit të PS-së, as të jepte dorëheqjen dhe as të bënte zgjedhje normale të ndryshme me me to të një kandidati qeshark si Maqo Lakrori. Me impenjimin imoral të Metës dhe mbështetjen e tij për vjedhjen e votave të Tiranës në qershor 2011, am humbi edhe bashkinë e Tiranës. Ai kuptoi një gjë. Pa Ilirin, manovrator, imoral dhe njohës metikuloz të labirintheve të pushtetit ai nuk fitonte dot asnjë garë elektorale.

Prandaj fillimisht provoi rrugën e asgjesimit të këtij vëllai armik me organizimin e puçit të Dritan Priftit dhe videos së famshme me bllok në dorë. Kur edhe pas saj dështoi në zgjedhje ai zgjodhi sërish përkuljen përpara Metës me formulën që promovoi pas kolicionit të 1 prillit: “në sistemin që do ngrej unë grabitësit bëhen të ndershëm, se fajin nuk e ka njeriu por sistemi”.

Pas katër vitesh pushtet të përbashkët (2013-2017) Rama e ndryshoi slloganin sërish duke e shpallur sërish Metën hajdut. Ai bëri fushatë kundër aleatëve të tepsisë që e kishin penguar të kishte rezultate.

Megjithëse e paskësh kuptuar këtë ai e votoi Metën për President Republike një akt që e pranon edhe sot se do ta bënte sërish po të kthehej pas. Por përsëri këtë e shoqëron me një alibi: “Nuk e dija se lajthitjet e dikurshme sporadike do ti ktheheshin në lajthitje sistematike”.

Kjo është në vija të trasha historia e këtyre dy udhëheqësjve të asaj që ende për forcë zakoni vazhdon të quhet e majta shqiptare.

Ajo tregon se ajo që Edi Rama thotë për Metën, se ka tre dekada që Shqiptarët e mbajnë në kurriz është e vërtetë. Por kjo e vërtetë është e barazvlefshme si për Ilirin po aq edhe për Edin.

I vetmi ndryshim është tek mënyra e ndryshme e këtij kalërimi të stërzgjatur mbi elektoratin.

Ilir Meta me plot mëkate, video korruptive, akuza për vjedhje votash dhe ngritje të një rrjeti klientelar, ka arritur të mbijetojë në politikë përmes betejash. Ai është ngritur dhe rrëzuar. Ka dhënë dorëheqje dhe është rivotuar. Ka krijuar parti dhe herë ia ka dalë më mirë dhe herë më pak. Ka marrë pjesë në disa zgjedhje brenda PS deri sa e kanë nxjerë prej saj. ka garuar si parti e tretë duke arritur në shifra të papara për një forcë të tillë.

Ndërsa Edi Rama është i vetmi politikan i lartë shqiptar që nuk ka dhën qoftë edhe njëherë të vetme dorëheqjen. As kur garoi si ministër kulture për bashkinë, as kur nuk e la atë duke mospranuar të qe në listat e deputetëve të partisë që drejtonte vetë, as kur humbi prej kësaj në 2009 duke shkuar më pas në absurdin e zhdukjes së zgjedhjeve për kryetar të PS-së.

Tani ai po shkon edhe më tej akoma: drejt instalimit të një sistemi parlamentar monist dhe zgjedhjeve lokale me një parti të vetme.

Dhe në bazë të këtyre fakteve është e lehtë të dallosh se mes dy këtyre të këqiave, kë po mbajnë shqiptarët mbi shpinë dhe kujt i ka bërë Shqipëria më shumë ndere nga sa meriton.

Vetëm pasi i ke thirrur kujtesës për këtë retrospektivë e ke më të lehtë të kuptosh se përse Rama nuk e përdor dot në publik argumentin emocional se është “armiku” i tij i momentit, ai që ka rëmbyer më tepër nga njerëzit duke mbajtur peng të ardhmen e tyre./Lapsi.al/

More in AKTUALITET, LAJME
Kujtim Gjuzi merr vëmendjen maksimale të qeverisë, numri 2 në PS kafe ‘sekrete’ me konservatorin

Deputeti i opozitës së re Kujtim Gjuzi, po fiton çdo ditë dhe më shumë vëmendje dhe terren në Kuvend. Sot...

Close