X

Klement Zguri braktis sërish mbledhjen e KQZ-së


Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka braktisur sërish mbledhjen e këtij institucioni, ku po diskutohej kërkesa e partisë Uniteti Kombëtar, për t’u çregjistruar nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Kërkesa e PUK në KQZ mbërriti pasi presidenti Ilir Meta ka pezulluar zgjedhjet përmes një dekreti të publikuar në 8 qershor.

Zguri u shpreh se dekreti i presidentit për moszhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor, tashmë është botuar në Fletoren Zyrtare dhe KQZ nuk mund të vazhdojë më procesin zgjedhor. “KQZ nuk ka tagër mbi Gjykatën Kushtetuese. KQZ s’mund të jetë gjykatë dhe të gjykojë një dekret presidencial”- tha Klement Zguri.

Menjëherë ka ndërhyrë një nga anëtarët e PS-së në KQZ ku ka thënë se kryetari po abuzon me detyrën. Menjëherë më pas Klement Zguri është larguar nga mbledhja duke thënë se nuk mund të vazhdojë të drejtojë një mbledhje ku diskutohet për zgjedhjet e 30 qershorit.

Anëtarët e PS-së në KQZ janë shprehur se kërkesa e partisë Uniteti Kombëtar nuk mund të miratohet.

Katër anëtarët e KQZ-së kanë rrëzuar kërkesën e partisë Uniteti Kombëtar për çregjistrimin nga zgjedhjet.

Vendimi i KQZ për të refuzuar çregjistrimin e Unitetit Kombëtar nga zgjedhjet, do të shkojë në Kolegjin Zgjedhor, nga kryetari i partisë Idajet Beqiri. Ai kërkoi arsyetimin e vendimit të KQZ-së, në mënyrë që ta çojë atë për ankimim në Kolegjin Zgjedhor.

Në këtë mënyrë, i hapet rrugë në mënyrë indirekte, që dekretit të presidentit t’i bëhet ‘gjykimi’ i parë institucional, në Kolegj.

Me vendimin që do të marrë, pra nëse KQZ duhej të çregjistronte apo jo Unitetin Kombëtar, Kolegji në këtë mënyrë jep edhe verdiktin për ligjshmërinë dhe vlefshmërinë ose jo të dekretit të Presidentit.

More in AKTUALITET, LAJME
Basha: Shqipëria po shkon drejt një grushti shteti

Kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon në këto momente një konferencë urgjente për shtyp, pas zhvillimeve të fundit lidhur me situatën...

Close