X

Kërkoi çregjistrimin nga zgjedhjet, KQZ rrëzon kërkesën e Unitetit Kombëtar

Me katër vota është rrëzuar kërkesa e Partisë Uniteti Kombëtar për çregjistrimin nga zgjedhjet.

KQZ mori në shqyrtim këtë kërkesë dhe pas debateve në mbledhje ka vendosur që të rrëzojë kërkesën.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi: “Për shqyrtimin e kërkesës, depozituar në KQZ nga Partia Uniteti Kombëtar me objekt ‘Çregjistrim nga procesi zgjedhor, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ me 4 vota pro vendosi rrëzimin e kërkesës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

More in AKTUALITET, LAJME
Basha: Metës s’i kam kërkuar asgjë, Rama ikën vetëm me…

Në bashkëbisedimin e tij me gazetarët, kryedemokrati Lulzim Basha tha se ai vetë nuk i kishte kërkuar kurrë Presidentit të...

Close