X

Hysaj i ‘mbetet në derë’, kërkesat e Napolit janë të frikshme


Mbrojtësi Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli këtë verë, pasi presidenti Aurelio De Laurentiis i ka treguar derën.

Trajneri Carlo Ancelotti nuk është bindur nga aftësitë e shqiptarit dhe e ka nxjerrë në merkato.

25-vjeçari ka ekipe si Atletico Madridi dhe Juventusi pas vetes, por kërkesat financiare të Napolit janë të larta.

Napolitanët duan 30 milionë euro për kartonin e mbrojtësit të krahut të djathtë.

Një shifër e tillë është goxha e lartë me spanjollët e Atleticos që nuk duan të paguajnë aq shumë dhe me Juventusin që është peng i Sarrit.

E ardhmja e Hysajt është në dyshim.

More in LAJME, SPORT
“Meta ideon përplase civile me mikun e tij Sali Berisha”, ministrja reciton vargjet e Nolit për të sulmuar opozitën

Ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj në seancën e sotme parlamentare ka thënë...

Close