X

Edi Rama sulmon Ilir Metën: Edhe sikur të shpallej mbret, nuk ngopet

Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama, ka sulmuar ashpër Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Rama ka thënë se nuk ka një politikan të dytë të cilit “Shqipëria i ka falur më shumë”, se Ilir Metës. Ai tha se Ilir Meta asnjëherë nuk është i kënaqur me postin që ka.

Kujt më shumë se Ilir Metës i janë falur përcarjet, hiletë, skandalet dhe i është dhënë kaq e kaq herë mundësia të rilindë? Metës asnjëherë nuk i mjafton vendi që ka, maja ku ngjitet. Jo president i Republikës, por mbret të të gjithë shqiptarëve, po ta shpallnin, prap se prap Ilir Meta nuk do të ndihej mirë, nuk do qëndronte drejt. Me pakënaqësistë e tij të pashërueshme, me pangopësinë e tij të pa imagjinueshme, me pagjumësinë e tij të pangushëllueshme”./tpz.al/

 

More in AKTUALITET, LAJME
Ministri britanik firmos ekstradimin e Assange në SHBA

Ministri i Brendshëm i Britanisë së Madhe, ka zbuluar se ka nënshkruar një kërkesë për ekstradimin e bashkëthemeluesit të ‘WikiLeaks’,...

Close