X

Debat në Parlament/ Deputeti i djathtë: Kjo që po bëni është parodi, mos doni të merrni edhe Presidentin?


Gjatë seancës parlamentare ku po diskutohet rezoluta për Presidentin e Republikës, deputeti i djathtë Lefter Maliqi e konsideroi një parodi atë që po zhvillohet, duke theksuar se mazhoranca po kërkon të marrë edhe Presidentin e Republikës.

Ai tha se KQZ shkeli ligjin duke mos respektuar dekretin.

Pjesë nga debati:

Ligoraq Karamelo: Ju karakterizoheni nga saktësia matematikore, por ne që nuk bëjnë pjesë në grupe jemi të shumtë, ndaj kërkojmë të tregoheni më tolerantë, të na jepni më shumë minuta

Gramoz Ruçi: Koha nuk është kompetencë e imja, por e Konferencës së Kryetarëve, esenca është jo sa flet por çfarë thua kur flet.

Lefter Maliqi: Me këtë akt, parodi, kërkon të marrë edhe presidentin, se së shpejti do të rrëzoni edhe kryetarin e KQZ, mos do e fusni në burg atë, këto janë turpe, skandale. Unë po pres të vijë Rama dhe do kem punë dhe procedurë edhe me të.

Ruçi: Me Kryeministrin nuk ka punë, ka debat me fakte, me njërën tjetrën.

More in AKTUALITET, LAJME
Betohet Gjuzi dy në Parlament. Kush është deputeti më i ri

Në Kuvendin e Shqipërisë ka marrë mandatin një tjetër deputet. Ramazan Gjuzi u betua si deputeti nga radhët e Lëvizjes...

Close