X

Basha: Shqipëria po shkon drejt një grushti shteti


Kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon në këto momente një konferencë urgjente për shtyp, pas zhvillimeve të fundit lidhur me situatën politike që po kalon vendi.

Basha tha se insistimi i maxhorancës për të shkuar në zgjedhjet e 30 qershorit, kur Presidenti i Republikës i ka anuluar ato, po e çon Shqipërinë drejt një grushti shteti.

Sipas tij, tashmë është e provuar se në 2017-ën zgjedhjet parlamentare u intimiduan nga krimi i organizuar.

“Shqipëria po shkon drejt një grushti shteti. Nuk ka asnjë dyshim tashmë që zgjedhjet parlamentare të 2017-ës u diktuan nga krimi. Asgjësuan procesin politik. Ne e denoncuam këtë që prej ditës së parë.

Raporti i ministrave teknikë i publikuar në fund të korrikut 2017, zbuloi shkallën masive kriminale të shiblerjes së votës. Raporti i OSBE-ODIHR e cilësoi shitblerjen e votës problemin numër një. Ndërsa prokuroria e kapur politikisht, mbron prej 2 vitesh kriminelët e kapur në përgjime”, u shpreh Basha.

Rama, tha Basha e lidhi fatin e tij që ditën e parë në Bashkinë e Tiranës me krimin e organizuar, vrasësit dhe trafikantët e drogës. “Me ata erdhi në pushtet dhe me ta po e mban pushtetin”, tha Basha.

Kreu demokrat iu referua edhe vendimit të Parlamentit të Holandës i cili i kërkoi qeverisë të kundërshtojë çeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë.

Basha tha se shkak për këtë qëndrim është bërë krimi i organizuar dhe korrupsioni në Shqipëri.

“Arsyet e këtij vendimi janë mungesa e luftës kundër krimit të organizuar, mungesa e luftës kundër korrupsionit. Vendet e BE dhe SHBA, kanë tashmë një radiografi se çfarë ka ndodhur në Shqipëri në 6 vitet e qeverisjes së Edi Ramës”, shtoi ai.

More in AKTUALITET, LAJME
Seancë qesharake, Rama gjeti kohën dhe shansin për të hedhur baltë mbi opozitën

Nga Jorida Tabaku Në një seancë më së paku qesharake, kryeministri Rama gjeti kohën dhe shansin për të hedhur baltë...

Close