X

Zbulohet busti i ish-sekretares amerikane Madeleine Albright

Në qendër të Prishtinës në një shesh që mban emrin e ish-sekretares amerikane Medeleine Albright, të mërkurën u zbulua edhe busti i saj, në shenjë nderimi për rolin e zonjës Albright për çlirimin e Kosovës, 20 vjet më parë.

“Jam thellësisht e nderuar që jam këtu. Shpesh njerëzit më pyesin se cila është gjëja që më bën më së shumti krenare me veten nga të gjitha gjërat që kam bërë dhe unë gjithmonë them; Kosova, sepse ne patëm mundësinë të sigurohemi që njerëzit në Kosovë do të jetojnë në paqe”, tha ajo. “Faleminderit shumë për këtë nder kaq të madh. Ky vend do të thotë shumë për mua”, tha zonja Albright e cila vetëm disa orë me herët u dekorua me “Urdhrin e Lirisë”.

Busti i zonjës Albright, shtatorja e presidenti Clinton dhe një bulevard me emrin e tij, rruga që mban emrin presidentit George Bush, janë disa nga shenjat që shfaqin mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për rolin e Shteteve të Bashkuara që në Kosovë cilësohet i pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës por edhe të ardhmen e saj.

Para zbulimit të bustit, zonja Albright përkrah ish presidentit amerikan, Bill Clinton, ish komandantit të NATO-s, Wesley Clark të shoqëruar edhe nga udhëheqësit e Kosovës, parakaluan nëpër qendër të Prishtinë në atë që u quajt “ecje për lirinë”. Ata vunë kurora lulesh tek pllaka përkujtimore kushtuar 213 ushtarëve të forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja që kanë humbur jetën gjatë shërbimit në Kosovë. /Voa/

More in BALLKAN, LAJME
Riatdhesohen 50 shqiptarë mes tyre dhe fëmijë, Policia: Masa të shtuara në kufi, nuk kërkohet më azil. Shqipëria vend i sigurt

Janë riatdhesuar mesditën e sotme 50 shtetas shqiptarë me avion të posaçëm, të nisur nga aeroporti i Metz, Francë. Operacioni...

Close