X

Sot 20 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë


Sot shënohet 20-vjetori që kur trupat e NATO-s u futën në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe shovinizmit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, i parapriu një lufte të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe (ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve) dhe pas shumë masakrave të kryera ndaj civilëve shqiptarë.

Hyrja e trupave të NATO-s u bë pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson.

Me këtë marrëveshje, Serbia ishte detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saja policore dhe ushtarake nga Kosova. Dita e Çlirimit të Kosovës, së bashku me pavarësinë, konsiderohen si ngjarje që kanë shënuar kthesën më të madhe në histori.

More in BALLKAN, LAJME
Kreditë me probleme, Shqipëria ‘thyen rekord’ në Evropën Qendrore

Shqipëria regjistroi nivelin më të lartë të kredive me probleme (NPL) të sektorit të saj bankar nga 17 vende në...

Close