X

Si lindi PS? Vajza e Dritëro Agollit publikon detaje të panjohura

Ishte kongresi i dhjetë i Partisë së Punës së Shqipërisë ai që ndryshoi komplet rrjedhën e historisë së kësaj force politike.

Pikënisjen për t’u shkëputur nga trashëgimia e diktatorit Enver Hoxha, kongresit ia dha fjala e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli i cili me kurajo hodhi poshtë raportin e kongresit.

Vajza e njeriut të letrave shqipe, Elona Agolli, ka kujtuar sot këtë moment duke përcjellë disa detaje të panjohura më parë.

“Kur mban një fjalim, më mirë të përcillesh me të shara sesa të tallura”, kështu thoshte im atë atë pasdite të vonë , 28 vite të shkuara, dita që solli fundin e palavdishëm të Partisë së Punës.

Sot , nga më të shumtët socialistë, kjo datë kujtohet si dita e krijimit të Forcës së reformuar të të majtës socialiste.

Kurse ai i miri dhe i mençuri babai im, përgjatë shumë viteve nuk rrahu gjoksin për këtë datë fitore.

Ndoshta, pasi siç thoshte me të qeshur: Kush rreh gjoksin, tremb zemrën”, shkruan Elona Agolli teksa ndan edhe disa shënime të Dritëroit.

More in AKTUALITET, LAJME, Magazine
BE do të shtyjë nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të nisë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e...

Close