X

Pas replikave për zgjedhjet lokale, Meta dhe Rama shtrëngojnë duart në Kosovë (VIDEO)

Ndonëse në klimën tejet të polarizuar politike të ditëve të fundit në Tiranë, raporti institucional mes presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, është karakterizuar nga shkëmbimi i deklaratave zyrtare apo informale kundërvënëse lidhur me zgjedhjet lokale, dy liderët kanë shtrënguar duart mes tyre në ceremoninë e 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Siç mund të dallohet edhe nga pamjet, kreu i shtetit Meta ka qenë duke diskutuar me Zëvendës Ndihmës-Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer-in, ndërkohë që kreu i qeverisë ka mbërritur për t’u ulur sipas protokollit dhe për të ndjekur ligjëratat gjatë ceremonisë.

 

 

Dy liderët kanë shtrënguar duart për një çast, teksa Meta ka takuar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin.

Gjatë zhvillimit të ceremonisë, Meta dhe Rama nuk kanë qëndruar ulur afër njëri-tjetrit, por mes tyre ka qenë i pranishëm, kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli.

More in AKTUALITET, LAJME
Berisha uron Kosovën dhe sulmon Ramën, Thaçin e Baton Haxhiun

Sali Berisha uroi Kosovën për 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s duke përshkruar panoramën e luftës dhe atë pas...

Close