X

Pak orë para takimit me Metën, Basha mbledh aleatët në selinë e PD


Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur aleatët e Partisë Demokratike në seli një ditë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar nga ku u vendos ngritja e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë dhe u morën vendime të tjera të rëndësishme.

Ndërkohë që takimi vjen pak orë nga takimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta me partitë e qendrës së djathtë në kuadër të nisjes së konsultimeve për të vendosur një datë të re zgjedhjesh.

Të shtunën e 8 qershorit Kreu i Shtetit njoftoi për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, duke shfuqizuar dekretin e përcaktimit të tyre.

Ndërkohë të hënën më 10 qershor, Presidenti Meta doli para mediave duke deklaruar se vendimi ishte marrë pasi rrezikohej siguria kombëtare.

Pas zyrtarizimit të dekretit, maxhoranca deklaroi se do të niste procedurat për shkarkimin e Presidentit.

More in AKTUALITET, LAJME
Bill Clinton hero në Kosovë, fjalimi historik: Jam krenar, e dua këtë vend, faleminderit!

Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton ka lëshuar një fjalim historik në Prishtinë në 20-vjetorin e Clirimit të Kosovës. Pjesë nga...

Close