X

‘Na thoshin Kosova është vend i vogël’, Bill Clinton rrëfen prapaskenat e vendimit: Kujtoni luftën


Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton u ka dhënë mesazh të gjithë qytetarëve në Kosovë se nuk janë të vegjël, por treguan se kur bëhen bashkë dhe luftojnë mund të fitojnë
Clinton tha se në këto 20 vite Kosova ka treguar se është një vend pro amerikan dhe i ka dhënë paqe një brezi të tërë.

“Ne jemi përpjekur që të ndalim dhunën në Bosnje dhe shkova dhe thashë që të bëja paqe në Irlandën e Veriut. Kishte njerëz që thonin se jemi vend i vogël. Por dhe vendet e vogla mund të jenë të mëdha nëse ngrihen dhe luftojnë jo vetëm për vetveten, Kosova e bëri këtë gjë dhe luftoi jo vetëm për vetveten.

Para se bëni të gjitha gjërat jeni mirënjohës se nuk ka pasur kthim të dhunës sistematike dhe kjo është meritë e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Mos harroni asnjëherë se kur keni sfida para vetes, tashmë keni bërë diçka të mrekullueshme dhe i keni dhënë një brezi të tërë jetën me paqe.

Tani, NATO është një triumf që vepron shumë mirë në botë dhe shpresojmë se asgjë nga shekulli i kaluar nuk do të rikthehet sërish. SHBA ka qëndruar gjithmonë krah jush, jo vetëm me mua, por dhe me Xhorxh Bush që njohu pavarësinë tuaj”, tha ish-Presidenti.

More in BALLKAN, LAJME
Prokurori i dosjes “339” Vladimir Mara del para Vettingut

Prokurori i Krimeve të Rënda, Vladimir Mara ka dalë sot para KPK, ku do hetohet sipas tre kritereve, atë të...

Close