X

Merren në mbrojtje katër anëtarët e KQZ: Ndihemi të kërcënuar!


Katër anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që votuan kundër dekretit të Presidentit Ilir Meta, për anulimin e datës 30 qershor për zgjedhjet lokale janë marrë në mbrojtje.

Sipas informacioneve mësohet se ata kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Brendshme që të merreshin në mbrojtje pasi ndiheshin të kërcënuar.

Pas kërkesës atyre u janë venë në dispozicion truproja që i mbajnë nën mbikëqyrje.

Në mbrojtje janë marrë nën kryetari Denar Biba, si dhe anëtarët Edlira Jorgaqi, Bledar Skënderi dhe Rezarta Bitri.

 

More in AKTUALITET, LAJME
Urdhëroi vrasjen e Komisarit Artan Cuku, Greqia “JO” ekstradimit të Jambellit në Shqipëri

Greqia nuk do të ekstradojë në Shqipëri urdhëruesin e vrasjes së komisar Artan Cukut. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës...

Close