X

Lufta me deputetë të huaj/ Secili gjermanin e vet

Në Shqipëri është krijuar një kakofoni e vërtetë me luftën e dy partive të mëdha që rekrutojnë deputetë të huaj për ti përdorur për qëllimet e tyre të brendëshme. Që kur presidenti Meta shpalli dekretin e anullimit të zgjedhjeve të 30 qershorit mesazhet nga Gjermania po çorodisin akoma dhe më fort. I Pari që foli ishte nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul(djahtas ne foto): ‘Pas këtij vendimi të presidentit, ekziston një situatë e re politike. Të gjitha palët tani duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit. Këtu përfshihen zgjedhje lokale demokratike me disa kandidatë të mundshëm. Kjo presupozon që të gjithë ta pranojnë vendimin e presidentit dhe pastaj të marrin pjesë në garën politike. Çdo gjë tjetër do të ishte jo evropiane dhe do t’i forconte në mënyrë të panevojshme dyshimet mbi dobinë e një procesit të aderimit”.

Ky qëndrim i këtij njeriu të fuqishëm të partisë së kancelares Merkel krijoi përshtypjen se nga Gjermani po mbështetej një zgjidhje kompromisi. Por menjëherë në Shqipëri u shfaq një delegacion i bundestagut gjerman i kryesuar nga gjermano kroati i socialdemokratëve, Josip Juratovic (majtas). Ai deklaroi krejt të kundërtën e kolegut të vet të djathtë:”Nëse kushtetuta parasheh që zgjedhjet do të duhet të zhvillohen në një moment të caktuar kohor, atëherë ato duhet të zhvillohen në këtë moment kohor. Vetëm në këtë mënyrë, këtë mund ta vendosin përfaqësuesit e zgjedhur të popullit, duke u bazua në kushtetutë… Nëse në datë 30 Qershor do të ketë zgjedhje në këtë vend, dhe kjo korrespondon me përcaktimet Kushtetuese, atëherë është në dorën e qytetarëve shqiptarë të vendosin se cfarë duan për të ardhmen e tyre. Procesi zgjedhor është proces konkurrimi dhe unë pres të marrin pjesë. Detyra e politikanëve është të përballen me problemet dhe të mos përdorin tymueset në rrugë për të realizuar qëllimet e tyre”.

Duke i shtuar këtyre deklaratave diametralisht të kundërta edhe titujt e mediave shqiptare që nuk ngurojnë të shpallin: “Gjermania foli…” është e vështirë të kuptohet se cilit mesazh duhet ti besojë publiku shqiptar. /Lapsi.al/

More in AKTUALITET, LAJME
Negociatat/ Hollanda i thotë “jo” Shqipërisë, “po” Maqedonisë së Veriut

Parlamenti i Hollandës ka vendosur t’i thotë “Jo” Shqipërisë, për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Parlamenti hollandez ka votuar...

Close