X

‘Lele kaçurrele ti’/ E krahasoi me presidentin Meta, Bes Kallaku nuk ia përton Spiropalit: Faleminderit shumë!

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku i është pëgjigjur krahasimit që zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali i bëri atij me presidentin Ilir Meta.

Në reagimin e tij, Kallaku tha se nuk kishte reaguar më parë pasi ishte duke lexuar një libër për Skëndërbeun, duke ironizuar krahasimin e saj për kryeministrin Edi Rama.

“Lele kaçurrele ti… M’falni për vonesën por po lexoja “Historia de vita et Gestis Scanderbegi” edhe nuk kisha qasje në rrjet. Besi osht i Ijes, Gjini osht i Portokallisë. Flm shumë. Edhe përveç “gazit” mos harrojmë edhe Erion Isain,”-shkruan Kallaku.
Reagimi i Bes Kallakut

Ditën e djeshme, ministrja Elisa Spiropali ironizoi deklaratën e presidentit Meta kur thoshte se e kishte gjetur konsensusin tek këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar. (Lexo këtu)

More in AKTUALITET, LAJME
Duhet të flasim për ndërkombëtarët

Nga Rezearta Çaushaj Demokracia kërkon që llogari t’u kërkohet vetëm përfaqësuesve të zgjedhur me votë, qeverisë e çdo zyrtari që...

Close