X

FOTO/ Përshkallëzohen protestat në Hong Kong, rrethohet parlamenti


Protestat kundër projektligjit të ekstradimit kanë vazhduar në Hong Kong. Pas protestës të së dielës ku morën pjesë më shumë se një milion persona, sot turma rrethoi parlamentin i cili është duke shqyrtuar projektligjin.

Policia ka përdorur autobotet me ujë, shkopinjtë e gomës dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që po sulmonin parlamentin. Protestuesit nga ana tjetër kanë bllokuar rrugët kryesore rreth ndërtesave të qeverisë dhe kanë hedhur sende të forta drejt policisë.

Fotot e publikuara në mediat sociale tregojnë protestuesit të goditur nga autobotet e ujit duke u përpjekur të mbrojnë veten me çadra, ndërsa imazhet e marra nga një stacion televiziv lokal tregojnë policë të armatosur me plumba gome.

“Kjo sjellje ka shkuar përtej fushëveprimit të tubimeve paqësore”, deklaroi të mërkurën policia e Hong Kongut.

Një protestues i ri, i veshur me një maskë të zezë dhe doreza, tha për mediat se ata nuk do të “tërhiqen deri sa të hiqet ligji”.

Partia Fronti Kombëtar i Hong Kongut ka kërcënuar të hyjë në Këshillin Legjislativ dhe të shpallë grevë “me kohë të pacaktuar” nëse qeveria nuk e tërheq projektligjin.

Ligji i ekstradimeve do ti lejojë Kinës të ndjekë kundërshtarët e saj politikë edhe në Hong Kong, qyteti i cili ka qenë tradicionalisht streha e sigurtë nga Partia Komuniste Kineze.

Ai do të legjitimonte rrëmbimet në qytet dhe do t’i nënshtronte kundërshtarët politikë dhe aktivistët në sistemin gjyqësor kinez i cili është kritikuar gjerësisht.

More in BOTA, LAJME
U shkarkua nga KPK, ish-kreu i Apelit të Shkodrës: Vazhdon lufta e klasave si në komunizëm

Kreu i Apelit të Shkodrës, Fuat Vjerdha ka reaguar pasi u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Gjatë...

Close