X

Eksodi i kosovarëve/ Ilir Meta kafe në Kukës: Krenar për këtë qytet


Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka qëndruar sot në qytetin e Kukësit.

Kreu i shtetit ka kujtuar eksodin e shqiptarëve të Kosovës, ndërsa përgëzoi qytetarët e Kukësit për mikpritjen madhështore, të cilën e treguan duke hapur dyert ndaj vëllezërve dhe motrave kosovare.

“Kënaqësi sot të pija një kafe në Kukës me gazetarin Bekim Bici. 20 vjet më parë ai ishte vetëm 6 vjeç, kur qyteti i tij u bë për ditë e javë të tëra qendër e mediave botërore që dëshmonin, jo vetëm një nga tragjeditë më të mëdha njerëzore që po ndodhte në Europë, por edhe një nga kryeveprat e humanizmit njerëzor që njohu bota.

Krenar për Kukësin dhe ato javë të paharrueshme që përjetova mes kuksianëve patriotë, bujare e fisnikë si ata.🇦🇱”-shkruan Meta.

More in AKTUALITET, LAJME
Emigracioni me Meksikën, Trump zbulon aksidentalisht planin ‘sekret’

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zbuluar pa dashje disa detaje të marrëveshjes së tij të emigracionit me Meksikën. Trump...

Close