X

Bill Clinton hero në Kosovë, fjalimi historik: Jam krenar, e dua këtë vend, faleminderit!


Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton ka lëshuar një fjalim historik në Prishtinë në 20-vjetorin e Clirimit të Kosovës.

Pjesë nga fjala e Clinton:

Faleminderit që na u bashkëngjitët. Falenderoj popullin e Kosovës për mikpritjen e mrekullueshme që më bëtë mua dhe Hillarit.

E dua këtë vend dhe gjithnjë do e dua këtë vend, është nderi më i madh në jetën time që kam qëndruar me ju për liri dhe kundër spastrimit etnik. Jam krenar që jam këtu me Madelaine dhe gjeneralin. Faleminderit që jeni me mua këto. Kam një poster të vogël në zyrën time në New York, është një pamje e Prishtinës pas luftës.

Kam një fotot të Madaleine të Westler dhe Tony Bleir. Çdo ditë e shoh atë foto për t’i kujtuar vetes cili ka qenë qëllimi kryesor i politik. Më kujtohen fytyrat e qytetarëve që takova para 20 vitesh në shkollën fillore në Ferizaj.

79 ditë të bombardimeve nga NATO e kanë fituar luftën, por vetëm qytetarët e Kosovës e kanë fituar Paqen. Pas 20 vitesh mund t’ju them se ju e keni fituar paqen. Në kohët e paqes, ne nuk dimë çfarë të vlerësojmë.

Themi çfarë duhet të kishim bërë më parë. Por shikoni, kujtohuni pak për Murin e Berlinit. Shumë mendojnë se do të jemi miq, e shumë menduan se do të ndodhte ashtu, por ka shumë pak humbje dhe fitore në kohë paqeje.

S’doja që shekulli i 20-të të përfundonte ashtu, prandaj u munduam të ndalnim dhunën.

More in BALLKAN, LAJME
20-vjetori i çlirimit të Kosovës, Rama e Meta bëhen bashkë në Prishtinë, ulur ngjitur me Clinton dhe Palmer

Pas përplasjeve në distancë për datën e zgjedhjeve vendore, Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama i kanë bashkuar festimet...

Close