X

Babai i ushtarit të vrarë të UÇK: Turp, keni shkel edhe dëshmorët

Gjatë homazheve në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, me rastin e 20 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, babai i dëshmorit Agron Bytyqi, Islami, veteran i UÇK-së, ka akuzuar pushtetarët se janë duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve për interesa personale dhe klanore.

Në një moment, ai shihet teksa drejton gishtin me akuza në drejtim të disa zyrtarëve shtetërorë, në mesin e të cilëve ishte edhe kreu i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, deputeti Zafir Berisha e të tjerë.

Të shumtë janë personat që mundohen ta qetësojnë babain e dëshmorit, por ai thotë se ka 20 vjet që nuk flet dhe se një pjesë e mirë e pushtetarëve janë të pabesë e tradhtarë.

More in BALLKAN, LAJME
VIDEO/ Ylli Rakipi debaton me Taulant Ballën: Keni vjedhur vota, kërkoni 61 Bashki në tavolinë

Ylli Rakipi dhe Taulant Balla, kanë debatuar në emisionin "Dritare me Rudinën" në News24. Rakipi i ka thënë Ballës, se...

Close