X

Aleati i Ramës takohet me Metën: Zgjedhjet e njëanshme nuk i shërbejnë integrimit, duhet të jenë gjithëpërfshirëse

Kreu i PSD, Paskal Milo është takuar ditën e sotme me Presidentin Meta, për të zhvilluar bisedime mbi datën e re për zgjedhjet lokale.

Pas përfundimit të takimit, Milo u shpreh se zgjedhjet e njëanshme nuk i shërbejnë integrimit, ndërsa shtoi se vazhdon të jetë aleat me Ramë.

“Zgjedhjet e njëanshme nuk i shërbejnë integrimit, zgjedhjet duhet të jenë gjithëpërfshirëse. Nuk më ndalon askush të shpreh qëndrimin tim. Nuk ka rëndësi data e zgjedhjeve por stabiliteti i zgjedhjeve, unë vazhdoj të jem në aleancë me Ramën. Jam i gatshëm për bisedime në spektrin politik, gati të vijoj bisedimet për gjetjen e zgjidhjes”, tha Milo

More in AKTUALITET, LAJME
Rama: Berisha s’vë dot gjumë në sy. Meta doli gur dhe dorë

Në një takim elektoral në Lushnje, kryeministri Edi Rama sqaroi edhe njëherë arsyen pse PS ngul këmbë që zgjedhejt të...

Close