X

EMRI/ Aksidentohet në punë, humb jetën minatori në Librazhd


Një burrë 52 vjeçar ka gjetur vdekjen, pas një aksidenti në punë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Librazhd, sipas informacionit paraprak të policisë, viktimë ka mbetur shtetasi Hiqmet Vercani, rreth 52 vjeç, banues në fshatin Pishkash, Librazhd.

“Ai ka humbur jetën pasi është aksidentuar me makineri të punës , i cili ishte punëtor në një miniere”- njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Shtetasi H.V., rreth 52 vjeç, banues në fshatin Pishkash,Librazhd, ka humbur jetën pasi është aksidentuar me makineri të punës , i cili ishte punëtor në një minierë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

More in AKTUALITET, LAJME
Vijon përplasja në KQZ/ Katër anëtarët e PS thërrasin mbledhjen pa dakordësinë e kryetarit

Katër anëtarët e zgjedhur nga Partia Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë thërritur sot zhvillimin e mbledhjes së këtij...

Close