X

Presidenti Duka: “Fitorja ishte një detyrë shtëpie, edhe pse për pak e humba besimin… I kënaqur për Cikalleshin

I kënaqur me fitoren 2-0 ndaj Moldavisë, megjithatë presidenti i FSHF-së Armand Duka nuk e fsheh se është ndjerë nën presion: “Tashmë, pas lojës jam i kënaqur, sepse kisha shumë presion deri kur bëmë golin. Edhe humba besimin. Epokë e re? Asnjëherë epokat nuk nisin kështu, si me thikë. Kjo ishte një detyrë shtëpie për të fituar. Edhe në letër, mendohet se jemi një ekip më i mirë se Moldavia, edhe pse çdo ndeshje është e vështirë. Nëpërmjet këtij rezultati, kemi më shumë vetëbesim, i jep besim stafit, si dhe një atmosferë më pozitive. Ne nuk jemi një skuadër e madhe, por me klimë pozitive. Me mbështetjen e të gjithëve mund të shkojmë larg”.

Lidhur me diferencat në grup, numri 1 i qeverisë shqiptare të futbollit tha: “Nëse do marrim ekipet në letër, kemi marrë fitore ndaj dy ekipeve më të dobëta se ne. Kemi punë të madhe para. Edhe pse ka pasur rezultate surprizë, ka diferenca sepse nuk ka pasur barazime, ka pasur vetëm fitore”.

Një koment edhe për autorin e golit të parë Sokol Cikalleshi: “U kënaqa që shënoi. Edhe ai, siç kam qenë unë në presion, ka bërë disa shtylla, dhe uroj të ketë hapur rrugën për gola dhe fitore të tjera.”

More in LAJME, SPORT
Shkullaku ngre pyetjen: Po sikur PD dhe LSI të mos dalin nga bashkitë pas 30 qershorit?…

Gazetari i njohur Armand Shkullaku, nga studio e Opinion, ka komentuar vendimin e Metës për shtyrjen e datës së zgjedhjev...

Close