X

Festë “kuqezi”, Cikalleshi dhe Ramadani mposhtin Moldavinë

Edi Reja ka marrë fitoren e parë në krye të Shqipërisë. Kuqezinjtë tanë triumfuan në “Elbasan Arena” përballë Moldavisë me rezultatin 2-0. Kanw mjaftuar golat nga Sokol Cikalleshi dhe Ylber Ramadani që të marrim tri pikët e plota.

Ndeshja nisi shumë më mirë për Shqipërinë, që e dominoi të gjithë pjesën e parë. Hysaj dhe Sadiku kishin raste të mira, si dhe një penallti që nuk u akordua në favor tanëve. Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm, me Shqipërinë që kërkoi në çdo sekond golin. Edi Reja bëri zëvendësimet e duhura, duke aktivizuar Cikalleshin dhe Roshin. Ishin pikërisht këto dy futbollistë që kombinuan me njëri-tjetrin, duke shënuar golin e pare të sfidës.

Në minutat e fundit, Ramadani do të shënonte golin e dytë për kuqezinjtë tanë, pasi mposht portierin moldav me një goditje nga jashtë zone, duke hipotekuar fitoren e Shqipërisë.

EURO 2020, kualifikuese
“Elbasan Arena”, Elbasan

Shqipëri – Moldavi 2-0
Cikalleshi 66′, Ramadani 90+2′

More in AKTUALITET, LAJME, SPORT
Shqipëria dyfishon rezultatin, Ramadani shënon supergol në minutën e 92’

Shqipëria ka shënuar edhe golin e dytë përballë Moldavisë në minutën e 92-të Po luheshin sekondat e fundit të shtesës...

Close