X

Avokati i ditur Ngjela, thirrje Metës: Shkarko Këshillin e Ministrave dhe shko në burg!


Ky vend, pra Shqipëria,  është ndoshta duke përjetuar ditët e saj më të çuditshme, që nga krijimi si shtet,  në vitin 1912.

Avokati, personazhi i njohur dhe i famshëm i rubrikës tonë edhe shumë i ditur, por edhe shumë i njohur, Spartak Ngjela, u shfaq përsëri në rrjetet sociale, pikërisht në orën tre të mëngjesit, në kohën kur Departamenti Amerikan i Shtetit, ende nuk i kishte mbyllur zyrat e punës.

Në këtë status, avokati i ditur, duke vënë në punë ironinë e tij të lashtë, i thotë Ilir Metës, që të ç’dekretojë edhe Këshillin e Ministrave dhe të shkojë në burg.

Ja statusi i shkruar nga avokati i përndritur në orën 3 të mëngjesit: 

“Meta na dha të drejtën për të qeshur…

Ore, ky Meta… derisa zhdekretoi ditën e zgjedhjeve, të bëhet akoma më trim, dhe të zhdekretojë edhe Këshillin e Ministrave aktual. Edhe Këshillin e Ministrave po vetë e ka dekretuar.

E dini pse? Sepse, hyn që hyn në burg për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve, le të zhdeketojë dhe qeverinë aktuale, që të përmbushë arsyen penale të burgimit të përjetshëm. Kështu do jetë më rehat…”

/TPZ.al/ Tej e këtej/ 

More in TEJ E KETEJ
Avokati i ditur Ngjela, shpall gjendjen e jashtëzakonshme: Jemi në anarki!

Më në fund ndodhi ajo që pritej, por edhe që nuk pritej. Avokati shumë i ditur dhe njëkohësisht shumë i...

Close