X

Arian Çani bën parashikimin për zgjidhjen e krizës politike

Duke folur për krizën politike në Shqipëri, gazetari Arian Çani thote se ajo “nuk do të ketë ndonjëherë zgjidhje”. Gjatë emisionit “Provokacija” të Mustafa Nanos, ai tha se njerëzit publikë që kanë hapësira në media të mos i bëjnë njerëzit që të ëndërrojnë më kot.

“Nuk ka zgjidhje. Mendimi im është që nuk do ketë zgjidhje asnjëherë. Mirë është që ne që të paktën kemi një foltore, një mundësi nga një ekran i caktuar siç është Klan apo ABC-ja mirë është që aq sa mundemi, me aq sa na dëgjojnë ata që na kanë xhan, apo që na kanë inat, mos t’i bëjmë kot të ëndërrojmë. Nuk do ketë zgjidhje. Kjo nuk është pesimiste ta thuash”, – tha Çani.

Sipas moderatorit të “Zonë e lirë”, Shqipëria nuk është një vend me demokraci të konsoliduar. Çani thotë se zgjedhjet dhe votat respektohen më shumë në shtetet fqinje, duke shtuar se bëhet fjalë për luftë për pushtet, ku dikush do humbasë.

“Sepse nuk jemi në një vend me demokraci të konsoliduar. Jemi në një vend hibrid. Në një vend që nuk është as diktaturë, por nuk është as demokraci. Deri në momentin, kur ne jemi dakord që zgjedhje në këtë vend nuk janë bërë kurrë të rregullta, gjithmonë tjetri paragjykohet thotë që “i ke vjedhur” “i ke vjedhur”, çdo bisedë tjetër pas këtij momenti është e kotë. Pra si të thuash duhet ta heqim këtë lloj hipokrizie. Ne jemi një vend ku zgjedhjet dhe vota nuk respektohet.

Ndërkohë që vota respektohet shumë mirë në Maqedoni, në Kosovë, në Mal të Zi. Vetëm tek ne vazhdon të ndodhë që fituesi të paragjykohet dhe me të drejtë sepse faktet, interpretimi i tyre, janë të mjaftueshme që të na bëjnë të besojmë se nuk ka palë të drejta dhe palë të gabuara.

Është luftë për pushtet dhe unë them që kjo luftë do të vazhdojë dhe patjetër që dikush do humbasë nga kjo luftë. S’mund të vazhdohet me këtë histori që të bëhet luftë dhe të gjitha palët të dalin të fituara”, – tha Arian Çani.

More in AKTUALITET, LAJME
Reja: Do futeshim në panik nëse nuk fitonim, Xhakën nuk e aktivizova sepse…

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka fitores ndaj Moldavisë me rezultatin 2-0. Në mikrofonin e “Supersportit”, tekniku italian tha se...

Close