X

VIDEO/ “Çmendet” ish-piloti i Formula 1, përplas mekanikun gjatë pit-stop


Ish-piloti japonez i Formula 1, Takuma Sato, ka qenë protagonist i një aksidenti të frikshëm në garazh, në momentin që po kryente një “pit-top” për të ndërruar gomat.

Ngjarja ka ndodhur në garën Texas 600, në kampionatin e IndyCar.

Në momentin që piloti japonez hyri në bokse, llogariti keq trajektoren dhe u përplas me një mekanik që e priste gati për ndalesën. Mekaniku “fluturoi” në ajër. Për fat të mirë asnjë dëmtim i rëndë, thjesht disa dëmtime të lehta dhe shumë frikë.

“Pit-stop” u krye rregullisht edhe pse ky incident krijoi shumë panik dhe humbje kohe në garë për pilotin.

Takuma Sato numëron 90 gara në Formula 1, si pilot i Jordan, BAR dhe Super Aguri në vitet 2002-2008.

More in LAJME, SPORT
LAJM I FUNDIT/ E pazakontë! Klement Zguri, kryetar i KQZ largohet nga mbledhja për dekretin e Metës

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri nisi mbledhjen e KQZ-së që ishte thirrur nga n/kryetari (PS) Denar Biba me kërkesë për...

Close