X

Ilir Meta nënshkruan anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit


Presidenti Meta ka nënshkruar ketë mëngjes, anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ilir Meta u shpreh se shtyrja e zgjedhjeve nuk krijon vakum në qeverisjen vendore, ndërsa shtoi se ky vendim është mjeti emergjent për zgjidhjen e krizës politike.

Kreu i shteti deklaroi në konferencën e gjatë për shtyp, se zgjedhjet vetëm me mazhorancën cenojnë pluralizmin politik, ndërsa tha se zhvillimi i zgjedhjeve në kaos mund të çojë në konflikt civil.

Vendi rrezikon të shkojë në votime njëpatiake dhe nëse zgjedhjet realizohen më 30 qershor do të cenonte lirinë.
Qeveria synon të shkojë e vetme në zgjedhje pa marrë asnjë hap për zgjidhen e krizës dhe dialog, nga ana tjetër edhe opozita shprehet se do të pamundësoje zgjedhjet, në vlerësim të situatës dhe gjuhës së urrejtjes, ekziston rreziku që vendi të shkojë drejt përshkallëzimit të pasojave të pakontrollueshme. E konsideroj këtë moment si moment serioz për paqen në vend. Nëse në zgjedhje merr pjesë vetëm maxhoranca atëherë popullit i cenohet e drejta për të votuar.
Standardet jo vetëm nuk përmbushen por shkelen në mënyrë flagrante. Këto zgjedhje kështu bëhen zgjedhje jo demokratike. Ekziston rreziku real që Shqipëria të shkojë në konflikt social. Anulimi i zgjedhjeve, mjeti emergjent për zgjidhjen e krizës politike. Shtyrja për një datë tjetër të dakordësuar nga palët, do të sjellë edhe zgjidhjen e krizës.
Kjo është një situatë ekstreme. Ky proces zgjedhor është fiktiv dhe farsë. Mazhoranca tenton kapjen e plotë të të gjitha institucioneve ndërsa opozita tenton të delegjitimojë të gjitha institucionet. Të zgjedhurit nga ky proces do dëmtonin strukturën demokratike”, tha Meta.

Gjatë fjalës së tij të gjatë Presidenti ka cituar edhe raste kur zgjedhjet janë shtyrë, duke rrëzuar kështu pretendimet se vendimi i tij është një akt i paprecedent.

Në vitin 2006 ka dekretuar që zgjedhjet e organeve vendore të shtyhen me rreth 2 muaj. Po ashtu në Maj të 2017-tës janë shtyrë zgjedhjet lokale për Bashkinë e Kavajës.

Në vitin 2017 presidenti me dekretin e tij caktoi një datë të re për zgjedhjet për Kuvendin, duke shtyrë zgjedhjet në bazë të një marrëveshjeje politike.

Duke shqyrtuar këto precedentë, që janë caktuar si pasojë e rrethanave të tensionuara politike, kanë bërë që të ketë një ndërhyrje nga autoriteti i presidentit. Në rastet e mësipërme palët kanë dialoguar, dhe kanë gjetur zgjidhjen për një datë të re”, u shpreh Meta.

More in KRYESORE, LAJME
LAJM I FUNDIT/ Ilir Meta i ashpër me qeverinë: Zgjedhje njëpartiake, do shtyhen deri në…

Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, Presidenti i vendit ka sqaruar arsyet se përse ka anuluar zgjedhjet e...

Close