X

‘Nuk kisha rezidencë, jetoja në hotel! Nuk kisha as avion’



Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt Brukselit për të realizuar ndoshta takimin e fundit me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Të dy do të dalin në një konferencë për shtyp.

Por teksa nuk dihet çfarë do të diskutojnë të dy, Juncker ia ka dalë sërish të dominojë mediat europiane me komentet e tij. Gjatë pesë viteve në detyrë, ai është bërë jo pak viral me videot ku shfaqet i dehur nëpër aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare.

Në një intervistë për gazetën Bild, Juncker ka thënë se bëhet ‘euroskeptik të paktën njëherë në ditë’.

Ai u ankua se, si president i KE, nuk ka një rezidencë zyrtare dhe se i ka kaluar pesë vitet e fundit duke jetuar në një dhomë hoteli 50 metra katrorë.

“Nuk mund të ftoja askënd. Nuk mund të flas me një vizitor zyrtar i ulur në krevat,” tha ai.

Juncker tha se ai fluturonte me avionë komerçialë, pasi Komisioni nuk ka një avion.

“Kur po bisedoja me Donald Trump, kontrolloja vazhdimisht orën pasi nuk doja të humbisja fluturimin. Trump më thoshte vazhdimisht: Avioni mund të të presë. Ai nuk e kuptonte se nuk kisha avion”.

Por mediat britanike kanë nxituar të parat të shkruajnë se ai nuk duhet të ankohet. Sipas revistës Spectator, Juncker ka marrë një pagë prej 306 mijë eurosh, të pataksuara në vendin e tij.

Përveç kësaj, ai ka marrë një pagesë për rezidencën prej 46 mijë eurosh, ekuivalenti i 15 përqind të pagës.

Po ashtu ai ka marrë edhe një pagesë për familjen, ekuivalenti i 2 përqind të pagës.

Sipas ‘The Sun’, Juncker ka lënë pas një faturë prej 170 mijë stërlinash për shkak se ka jetuar në një hotel luksoz.

64-vjeçari pati deklaruar kur ishte në Tiranë vjet se mund të ketë një mundësi anëtarësimi për vendet e Ballkanit Perëndimor në vitin 2025. Në atë kohë u tha se kjo dritare mundësish po krijohet për Serbinë dhe Malin e Zi.

More in BOTA
Tentoi grusht shteti, Kim Jong-un bën gjeneralin ushqim për piranja

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un raportohet të ketë ekzekutuar një gjeneral të cilin e akuzonte për komplot, duke...

Close