X

Këputi ligamentet, Neymarr rrezikon të mbyll karrierën


Katër javë për tu rikthyer në fushë. Është ky verdikti i stafit mjekësor të Brazilit, i cili ka konstatuar se dëmtimi i Neymar i pësuar në miqësoren ndaj Katarit kërkon të paktën katër javë për tu rikuperuar.

Të shtunën më 8 qershor, mjeku i parë i ekipit të Paris Saint-Germain, Dr Laurent Aumont dhe anëtar i bordit mjekësor të klubit dhe figurë udhëheqëse në mjekësinë sportive, Profesor Gerard Saillant, vlerësuan dëmtimin e marrë nga Neymar Jr në ndeshjen përgatitore të Brazilit për Kupën e Amerikës të mërkurën e kaluar.

“Dy mjekët diagnostikuan një shtrembërim të ligamentit anësor të këmbës së djathtë pa indikacion kirurgjik, që do të trajtohet me trajtim konservativ. Ky rikuperim do i marrë rreth katër javë kohë yllit brazilian të PSG-së.”-thuhet në deklaratën e Selecao.

Kjo është hera e tretë që Neymar pëson dëmtime të ligamenteve të këmbës së djathtë, duke rrezikuar jo pak karrierën.

More in LAJME, SPORT
Deklarata e Ramës, Manjani: Ilir Meta nuk e kishte që në fillim vendin aty

Pas deklaratës së kryeministri Rama, se Presidenti Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë ka...

Close