X

Griezmann refuzon Barcelonën, i habit të gjithë me klubin e ri


Ndodhi sërish! Antonie Griezmann ka refuzuar Barcelonën kur mendohej se gjithçka ishte e kryer. Sulmuesi i Atletico Madrid-it deklaroi se do të largohej nga ekipi aktual dhe gjithçka u mendua e kryer për një kalim te katalanasit.

Kjo është hera e dytë që Griezmann lë thatë Barcelonën, pasi e njëjta skenë ndodhi dhe pas botërorit të Rusisë.

Barcelona ishte gati të paguante klauzolën e tij të lirimit, ndërsa francezi donte të bashkohej me kampionët e Spanjës.

Lajmet e fundit që kanë qarkulluar në lidhje me pakënaqësitë e disa prej futbollistëve të Valverdes për afrimin e 28-vjeçarit kanë bërë që sulmuesi të mos pranojë ofertën. Ai nuk dëshiron të kalojë në një ambient armiqësor.

PSG është futur menjëherë në aksion me presidentin Nasser Al-Khelaifi që e ka takuar personalisht lojtarit. Ai do të ketë rol lideri në skuadër dhe do të zëvendësojë Edison Cavanin. Griezmann do të formojë një sulm ëndrrash me Mbappe dhe Neymar.

More in LAJME, SPORT
Manjani ironizon Veliajn pas deklaratave në Baldushk: Hiçi i bashkisë bën sikur merr vesh nga Kushtetuta

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në Facebook, lidhur me deklaratat e Veliaj, i cili tha sot nga Baldushku...

Close