X

Në Instagram është… Dojna Mema tregon jetën në fshat: Milja lopën, tmerr!



 Dojna Mema, të cilët jemi mësuar ta shohim në ekran si një vajzë simpatike dhe të shkathët së fundmi na ka treguar detaje nga jeta e saj. Teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ajo ka folur edhe për fëmijërinë e saj.

Ajo ka treguar se kur ishte e vogël ka jetuar në fshat, madje ka mësuar edhe të mjelë lopën. Po kështu ajo është shprehur se di të kalërojë dhe të ujisë kopshtin.

‘Në Gosnisht jeton prej vitesh motra e gjyshes time dhe prindërit e mi menduan që mua dhe motrën të na çonin në fshat për tre muajt e verës që ne të ushqeheshim bio, të mësoheshim me jetën e fshatit dhe të vlerësonim gjërat e thjeshta. Unë di të mjel lopën njerëz, jam gocë për shtëpi. Vitin e parë për mua ishte një tmerr i vërtetë fshati sepse doja patatina. Vitet e tjera doja vetë të shkoja në fshat, jam rikthyer sërish në moshën 19-vjeçare për dy javë dhe më mungon shumë. Unë atje mësova të mjel lopën, të kalëroj, të ujis kopshtin, tamam jetën e thjeshtë. Kur isha e vogël na sollën një gjel deti për Vitin e Ri dhe unë sapo mora vesh që do të ndodhte një gjë e tillë, mora gjelin, i vura emrin dhe e futa në dollapin e rrobave dhe për 6-7 orë nuk e gjeti njeri gjelin’,  tha Mema.

Duhet të themi se ajo është nga vajzat shqiptare që ndiqet shumë edhe në Instagram dhe bën një jetë që shumë të reja do ta donin.  Por mesa duket paska edhe eksperienca të tilla.

More in LIFESTYLE
Blendi Fevziu tregon çfarë do të bënte nëse vajza do lëndohej nga një djalë

Blendi Fevziu ka rrëfyer për marrëdhënien e veçantë me të bijat dhe në veçanti me vajzën e tij të madhe,...

Close