X

Blendi Fevziu tregon çfarë do të bënte nëse vajza do lëndohej nga një djalë



Blendi Fevziu ka rrëfyer për marrëdhënien e veçantë me të bijat dhe në veçanti me vajzën e tij të madhe, Mishel. Në një intervistë për revistën “Bordo”, moderatori ka folur për fëmijërinë e tij, por edhe për marrëdhënien me të bijat. Ndërsa është pyetur nëse ka përplasje brezash mes tij dhe vajzës së madhe, Blendi Fevziu është shprehur:

“Ka padyshim. Por nuk para kemi debate sepse është e kotë. Ajo i takon një brezi tjetër shumë ndryshe nga i imi. Gabimi më i madh është ta analizosh atë me eksperiencat e fëmijërisë sonë”.

Gjithashtu, moderatori ka rrëfyer se është një baba tolerant, aspak xheloz dhe mundohet të krijojë një raport miqësor me të bijat.

Si një baba tolerant, Blendi Fevziu ka treguar se si do të sillej nëse do të përballej me lëndimin e vajzës nga një djalë.

“Besoj do t’i sugjeroja që të mësohet t’i përballë vetë situatat e saj në jetë dhe mbi të gjitha, të mos ju qahet dhe të mos presë zgjidhje nga të tjerët,”– është shprehur ndër të tjera, Blendi Fevziu.

More in LIFESTYLE
Jim Belushi nostalgjik për Shqipërinë: I dua rrënjët e mia

Jim Belushi është ndër aktorët e paktë shqiptarë që ka arritur sukses në Hollywood. Ai është djali i një emigranti...

Close