X

Media kanadeze: Shqipëria është Narko-Shtet, inteligjenca britanike ka zbarkuar në Tiranë për të monitoruar trafikantët


Media kanadeze “Vice”, ka publikuar një reportazh tronditës, ku e përcakon Shqipërinë si “Narko shtetin e parë të Europës”. Në reportazh thuhet se baronët e drogës në Shqipëri kanë lidhje të forta me pushtetin dhe policinë, për këtë arsye disa njësi të inteligjencës britanike, janë detyruar të zbarkojnë në Tiranë, për të monitoruar situatën. Sipas “Vice”, të njëjtën gjë kanë bërë edhe grupime të tjera nga Hollanda dhe Italia.

Shqipëria është unike në Europë, sepse baronët e drogës nuk janë thjesht kriminelë të rëndomtë. Përkundrazi, ata kanë lidhje të forta me personat që drejtojnë shtetin dhe shpesh bashkëpunojnë me personat që janë përgjegjës për të kapur kriminelët.

Paratë e drogës janë esenciale, për sistemin demokratik të Shqipërisë, sepse mënyra më e mirë për të marrë votat e njerëzve, është t’i paguash ata në cash dhe trafiku i drogës është burimi kryesor i parave cash.

Një studim i financuar nga BE, për vitet 2016-2019, zbuloi se 20.7% e shqiptarëve, u ishin ofruar para, në këmbim të votës.

Për shkak se trafiku i drogës, është kaq i lidhur me pushtetin, disa grupime nga inteligjenca britanike, kanë ardhur në Tiranë, për të monitoruar trafikantët. Një ekip britanik, i tha Vice, se kishin prova të qarta, se informacioni që ata ndanin me policinë shqiptarë, u transmetohej nga policia trafikantëve të drogës. Britanikëve u janë bashkuar ekipe nga SHBA, Hollanda dhe Italia, të cilët vendosën të përfshiheshin, pasi kuptuan se informacioni të cilin ndanin me autoritetet shqiptare, po përfundonte në duart e gabuara”, thuhet në reportazhin e Vice.

Në reportazh shpjegohet me detaje aktiviteti kriminal i Klemend Balilit, me trafikun e kanabisit dhe kokainës, një perandori e cila sipas kësaj media, arrin vlerën marramendëse prej një miliardë dollarë.

Askush nuk mund ta ilustrojë më mirë, afërsinë e elitës shqiptare me aktorët e mëdhenj të drogës, apo historinë se si ky shtet është kthyer në narko-shtetin e Europës, se sa Klement Balili, pronari i një hoteli luksoz, ish nënpunës civil dhe baron droge, i përshkruar në urdhërarrestin në Greqi, si “Eskobari i Ballkanit”. Një dosje prej 10 mijë faqesh, e ndërtuar nga qeveria greke, të cilën “Vice” e ka analizuar, përshkruan organizimin e detajuar të perandorisë një miliardë dollarëshe, të ndërtuar prej kanabisit dhe kokainës, të cilat dërgoheshin në vende si Italia, Greqia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar”.

Në reportazhin e “Vice”, gjithashtu flitet edhe për dy ish ministrat e brendshëm të qeverisë Rama, Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj dhe akuzat ndaj tyre, për lidhjet me krimin e organizuar.

Ky artikull, është një përmbledhje e situatës së kriminalitetit dhe bandave të drogës, në Shqipëri. Ai përkon, me një tjetër artikull që ka tronditur Shqipërinë ditët e fundit, nga gazeta gjermane “Bild”, e cila ka publikuar përgjime që dëshmojnë se si trafikantët e drogës kanë blerë vota për Partinë Socialiste dhe kanë udhëhequr fushatën e kësaj partie në qytetin e Durrësit.

/TPZ.al/ 

More in KRYESORE, LAJME
Lushnje, tritol në banesën e vëllait të Saimir Taullaut

Një shpërthim tritoli është dëgjuar pak çaste më parë në qytetin e Lushnjes në banesën e Berti Taullaut. Sipas të...

Close