X

Rama përsërit thirrjen: Kush pengon zgjedhjet do të shpallet kriminel

Kryeministri Edi Rama ndodhej ditën e sotme në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 30 qershor.

Rama është shprehur se opozita ka braktisur zgjedhjet se ka frikë nga humbja dhe nuk kanë ide për zhvillim.

Kryeministri tha se Kushtetuta e vendit nuk mund të trajtohet nga opozita si një top lecke dhe ta ndryshojnë sa herë që duan ata.

Rama ka përsëritur dhe njëherë thirrjen se kushdo që do të pengojë zgjedhjet nuk do të futen në vendet e BE as në SHBA.

Ata edhe sot duan ta kthejnë pas Shqipërinë. Ata kanë frikë nga zgjedhjet prandaj bërtasin në rrugë kundër zgjedhjeve. Në vend të dalin para popullit, kërcënojnë se nuk do e lënë të votojnë. Kanë frikë të ballafaqohen në rrugë demokratike. Ata nuk kanë ide, nuk dinë të logjikojnë, prandaj duan të imponojnë logjikën e kapsollave dhe molotovit. Një gjë ta kenë të sigurt: Ata janë të lirë, në të drejtën e tyre të vendosin për veten e tyre. Nuk i pengojmë të vrasin veten politikisht, por ata nuk vendosin dot për ne e për Shqipërinë. Zgjedhjet do bëhen në 30 qershor. S’mund t’i hapim rruge politikës destruktive. S’mund të lejojmë të luhet me Kushtetutën si me një top lecke. Nuk mund të bëjë askush pengmarrësin e procesit demokratik, kjo nuk është parë asgjëkundi dhe nuk do shihet as këtu. Ne padyshim kemi gabimet tona, të metat tona, kemi shumë gjëra për të bërë akoma. Ne nuk jemi më të mirët e mundshëm në imagjinatë, por ama më të mirë se ne as ka pas dhe as nuk ka….Kushdo që guxon të bëj një gabim të dalë përpara për të ndalua zgjedhjet nga më i vogli të më i madhi, ata nuk do të dalin më nga Shqipëria pasi nuk do i pranojë asnjë shtet evropian. Po flas për Evropën s’po flas për Amerikën  ku jo vetë po as anëtarët e familjes nuk futën më, nëse klasifikohesh si kriminel zgjedhjesh”,– tha Rama.

More in AKTUALITET, LAJME
“Do të doja të qëlloja me molotov”, Ademi: Është nxjerrë nga konteksti. Ja çfarë doja të thoja

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. ka reaguar pas lajmit të publikuar nëpërm medie, lidhur me deklaratën e saj...

Close