X

Bushati: Mazhoranca është në hall, duan të na bëjnë të besojmë se problemi nuk është i gjati por xhuxhi

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar reagimin e përfaqësuesve të mazhorancës, pas publikimit të përgjimeve të Bild, të cilat tregojnë se si elementë të krimit të organizuar kanë marrë vota në favor të PS-së. Bushati tha se mazhoranca është në panik, ndaj eksponentët e saj po prodhojnë deklarata mjaft të çuditshme.

“Janë në hall shumë të madh. Nuk kanë argument cfarë të thonë. Njëra thotë ky i Bild është blerë, pastaj del Rama dhe thotë, i tërhoqa veshin kësaj. Pastaj del prokuroria thotë media të mos publikojë material dhe më vonë e tërheq. Janë në panik, sepse ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë. Këto vite kemi dëgjuar që këta janë në pushtet me vota të vjedhura nga krimi dhe sot kemi provën.

Këto janë biseda të shtrira në tetë muaj, në një kohë të shtrirë, shumë para se të fillonte fushata, deri kur i falenderon për rezultatin. Gabimi që po bëhet, dëgjova Ramën që tha cfarë nevoje ka Gjushi të vjedhë? Dukej sikur kjo ishte një problem i vullnetit të Gjushit. Në 2017, Gjushi nëse ka vjedhur, nuk e ka bërë për vete, por për hesap të Edi Ramës. Ky spostimi sikur kjo nuk është cështje e të gjatit por e xhuxhit, kjo është një cështje legjitimiteti apo delegjitimiteti të qeverisë. Provën e kemi në ballë”. /TPZ.al/

More in KRYESORE, LAJME
Rakipllari: Astrit Avdyli i seleksiononte votuesit e PD-së, njëlloj si nazistët seleksiononin hebrenjtë

Gazetari Robert Rakipllari, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar përgjimet e publikuara në Bild, ku trafikanti Astrit Avdyli,...

Close