X

FOTO/ Ja si ishte Armina Mevlani në moshën 21 vjeçare


Armina Mevlani është kthyer padyshim gjatë këtyre viteve në një nga blogeret tona të preferuar, e cila na mban gjithnjë në përditësim me trendet më të fundit të modës.

Një nga momentet e paharrueshme kur Armina u bë e njohur për të gjithë publikun ishte viti 2009, kur përfaqësoi Shqipërinë në Miss World.

Pothuajse 10 vite kanë kaluar nga ajo kohë dhe Armina Mevlani nuk ka ndryshuar shumë në fytyrën e saj, ndërsa ne të gjithëve na bëri çudi se si koha ka kaluar kaq shpejt.

Sot, ajo publikoi një foto në moshën 21 vjeçe, pra 7 vite më parë.

Plot nostalgji blogerja është rikthyer edhe njëherë në kohët e atëhershme kur dëgjonte një muzikë ndryshe dhe kultivonte pasionin për karrierën e saj profesionale.

More in LIFESTYLE
Arbana Osmani, provokon fansat me foton e fundit

Arbana Osmani është një nga prezantueset më të njohura shqiptare. E tani që ka përfunduar sezoni i emisionit të saj...

Close