X

“E le Shqipërinë jashtë Evrope”, fotoja për Fiter Bajramin e Elvana Gjatës hap debat mes ndjekësve në “Instagram”



Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Elvana Gjata, ka uruar ditën e sotme të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

“Gëzuar festen e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve Myslimanë! #eidmubarak”, shkruan Elvana krahas fotos së publikuar në profilin e saj në “Instagram”.

Por mesa duket fotografia që ajo ka përzgjedhur për të bërë këtë urim, ka ngjallur debate mes ndjekësve të saj, pasi në të shfaqen disa gra të mbuluara duke u falur.

Disa nga fansat e Elvanës shprehen se kjo foto nuk ka lidhje me Shqipërinë, e shumë të tjerë kanë cekur temën e mbulimit të grave myslimane.

“O Elvan me këtë foto që ke nxjerr ti e le Shqipërinë jashtë Evrope”, i shkruan një fans.

“Bravo Elvana, ke zgjedhur të urosh besimtarët musliman shqiptar me foton e disa sorrave arabe. Femrat shqiptare nuk e kanë traditë këtë çadrën beduinë”, i shkruan një tjetër.

“Foto e frikshme, më kap panik. Ok gëzuar, por kjo foto nuk ka të bëjë më islamin në Shqipëri. Është qesharake, lidhet më shumë me islamin në vendet arabe ose gjetkë. Çfarë janë këto hije të bardha na fëlliqe Shqipërinë”, janë disa komente të tjera.

More in LIFESTYLE
Eranda Libohova bën urimin prekës për Fiter Bajramin: Më mungon më shumë se kurrë

Me rastin e Fite Bajramit, shumë personazhe të njohur të ekranit shqiptarë kanë uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Një ndër...

Close