X

Lali Eri marton Gaz Pajën në tarracë dhe i jep katër këshillat më të rëndësishme për jetën

 


Fundjava që lamë pas, ka qenë koha më e lumtur, e aktorit të humorit, Gaz Paja.

Ka qenë Lali Eri ai që ka realizuar gjithë këtë gëzim dhe hare të tij. Si dëshmitare e kësaj hareje të papërshkrueshme, ka shërbyer tarraca e Bashkisë, ku Lali Eri ka realizuar të gjithë ritualin martesor, të Gazit dhe gruas së tij.

Në fund të këtij ceremoniali, të shumëpritur nga i gjithë populli shqiptar, Erion Veliaj, i ka dhënë aktorit Gaz Paja, si vëllai vëllait, katër këshilla të rëndësishme që duhet t’i mbajë parasysh gjithë jetën e vet.

Ja këshillat: 

1-Fjalët kyç në një martesë afatgjate janë katër: Ke t’drejtë, faji im! 

2- Asnjëherë mos qesh me zgjedhjet e gruas tënde – se ti je një prej tyre! 

3 – Mos harro kurrë, 1 Qershori s’është festa e femijëve, është përvjetori yt i martesës! 

Bëhemi me dije, se ka patur edhe një këshillë të katërt, që nuk është bërë publike, por Lali  Eri ia ka thënë Gazit tek veshi. Këshilla ka zgjatur rreth dy minuta dhe është pak a shumë, këshilla që Edi Rama i ka dhënë Lali Erit, kur ai ishte drejtori i Mjaftit, se si të bëhej i suksesshëm, pasi ishte bërë mashtrues. Nga të katër këshillat, që Gazi mori, tre të parat i hynë nga njëri vesh dhe i dolën nga tjetri. Ndërsa këshilla e fundit sekrete, i mbeti si vath në vesh.

Pas ceremonisë së madhërishme, në tarracën e Bashkisë, ishte këngëtarja shumë e njohur për gafërinë e saj veçanërisht me gjuhën angleze, Eneida Tarifa, e cila, kur lexoi këshillat e Lali Erit për Gazin dhe pasi u konsultua edhe me ndihmësen e saj, Dhuratën, e ekzaltuar, lëshoi këtë deklaratë bombë: “Sikur të kishte bërë nëna 3-4 si Erion Veliaj, nuk do dinim ku do ishim“.

Se çfarë do  të ndodhte, nëse nëna e Lali Erit, do të kishte bërë katër Lali të vegjël dhe ç’do t’i ndodhte Tiranës kur ata të rriteshin, ne do t’jua shpjegojmë nesër.

/TPZ.al/ Tej e këtej/ 

 

More in TEJ E KETEJ
Muhamed Veli, pyet shefin e NATO-s, për marrëdhënien e Lulzim Bashës me Vladimir Putinin

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, u trondit sot për herë të parë, që nga koha e  themelimit të NATO-s në...

Close