X

E rrallë/ Më në fund, Myslim Murrizi, i jep drejtim edhe Edi Ramës


Ka ndodhur pikërisht sot në orët e para të paradites. Myslim Murrizi, vuri nën kontroll dhe drejtoi, liderin botëror, Edi Ramën. Ndodhi ajo që pritej por edhe ajo që nuk pritej. Myslim Murrizi, mbërriti më në fund atje ku ëndërronte, të drejtonte parlamentin shqiptar, pa le të vdiste.

Me këtë rast, zoti Murrizi, që në mëngjes, kishte zhveshur etikën e tij të zakonshme, në thelbin e së cilës janë qindra fjalë sharëse, fyese, turpëruese, ndaj kundërshtarëve të çdo ngjyre dhe ishte pajisur me etikën e Papës së Romës, aq sa Gramoz Ruçi, i cili mungonte në parlament, ngaqë ishte në takim me ambasadorin e BE-së, mori në telefon Taulant Ballën dhe i tha:

– Ore, ky që dualli tani në televizor dhe po drejton parlamentin tim, është Myslimi apo ndonjë njeri i ardhur me halikopter?

– Ai është, – tha Balla, por, ka dy muaj që Elisa merret me edukimin e tij dhe e paska kthyer në një Rilindas të vërtetë.

– E pashë, e pashë, kur dolli aty bashkë me Elisën. Bravo, bravo, dukej si prekuror!

Saktësojmë, që kjo ishte e enjtja e parë, ku Edi Rama në parlament, nën drejtimin e Myslimit, jo vetëm erdhi në kohë, por ishte njeriu më i disiplinuar në të gjithë sallën, përfshirë këtu edhe vetë Muhamed Veliun, e Top Kanalit, i cili pas futjes së opozitës së re në parlament, i ndjek seancat, i ulur në një llozhë qëndrore.

/TPZ.al/ Tej e këtej/ 

More in TEJ E KETEJ
Ja si Erion Veliaj grabit famën e Tarameles (video)

Erion Veliaj, mjeshtri më i madh, i rrëmbimit të famës së të tjerëve, njeriu që di të nuhasë dhe të...

Close