X

‘Unë nuk iki nga zyra si ti’. Ja përgjigja e Berishës për Ramën: ‘Shko dhe futu në vrimën e miut‘


Kryeministri Rama tha nga studio e emisionin Opinion gjatë javës së kaluar se ish-kryeministri Berisha po kërkon të vendosë zjarrin Shqipërisë për interesat e veta.

Po nga studio e ‘Opinion’, Berisha i ktheu përgjigje flakë për flakë Ramën, duke i thënë se ai nuk është frikacak si Rama dhe nuk futet në vrimën e miut.

‘Unë se imagjinoja kurrë të dilja nga zyra. Ajo zyrë e kishte një flamur. Unë isha i dënuar të isha aty. Ai festoi kur opozita doli nga parlamenti. Ky duhet të shporret nga pushteti me të gjitha mjetet e mosbindjes civile. Shko dhe thuaj mos u fut në vrimën e miut në 30 qershor sepse është kollaj të bëhet trim këtu në Opinion”, iu drejtua Berisha

I pyetur nëse opozita e do një marrëveshje. Berisha tha se

“Opozita e do një marrëveshje dhe nuk e ka luftë për pushtet, por e ka për zgjedhje të lira

Nuk e përjashtojmë Edi Ramën si kryetar të Partisë Socialiste, pavarësisht nga shkalla e lartë e kriminalitetit, ku është përfshirë kjo parti. Që këtu Edi Rama meriton të shporret nga shqiptarët nga Konispoli në Vermosh dhe ta qërojnë. Kemi parë deri tani një qëndrim armiqësor ndaj një problemi madhor që ka opozita”, tha Berisha.

More in LAJME
Lubonja: Si ekzekutohet dhuna strukturore e pushtetit, bodigardët e oligarkut Ram Geci, na nxorrën nga mbledhja

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, atë që e quan “dhunën strukturore” të pushtetit të Edi Ramës...

Close