X

Lubonja: Si ekzekutohet dhuna strukturore e pushtetit, bodigardët e oligarkut Ram Geci, na nxorrën nga mbledhja


Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, atë që e quan “dhunën strukturore” të pushtetit të Edi Ramës dhe ka treguar një manifestim të saj, kur sëbashku me gazetarë të tjerë, nuk është lejuar nga bodigardët e Ram Gecit (pronarit të Tirana International Hotel), të futet në mbledhjen ku prezantohej shembja e stadiumit dhe projekti i stadiumit të ri.

“Unë kam patur rezervat e mia lidhur me ikjen nga parlamenti, por kur vjen puna për dhunën, gjykoj se mbi të gjtiha, kemi të bëjmë me një dhunë strukturore, të një pushteti që ka kapur të gjithë institucionet. Ndaj kësaj dhune qytetarët ndihen të pafuqishëm, për të qenë pjesë në vendimmarrje.

Kur Rama, shkatërroi stadiumin Qemal Stafa, ne vajtëm si qytetarë dhe gazetarë të merrnim pjesë në prezantimin e projektit, na nxorri jo gardistët por rojet private tek Hotel Tirana International, bodigardët e Ram Gecit, të cilit i ka dhënë leje tek ai pallati mbrapa. Nuk na lejojnë as të hyjmë na nxorrën jashtë.

Ai prezantim, u paraqit edhe si aprovim dhe ju vunë rruspat stadiumit. Nuk e kam dëgjuar as Nazarkon dhe as zotin Nano të flasin për këtë. Kjo është dhuna strukturore që ushtrohet nga Edi Rama, si përfaqësuesi i këtij pushteti që ka kapur institucionit.

Dy jane elementët demokratikë, që evitojnë dhunën, përvec opinionit publik. Është drejtësia, pra ajo drejtësia që duhet të reagonte. E dyta është edhe zgjedhjet. Në fund fare, shkojmë në zgjedhje dhe i japim goditjen kësaj lloj qeverisje të mbrapsht.

Problemi është që të dyja këto nuk i kemi si mundësi. Boll të shohës që tek Astiri arrestohen protestuesit, ndërkohë ata që përgatitën vjedhjen e 20 milionëve, që do shkonin në Amerikë në kompani offshore, jo vetëm nuk janë në burg, por marrin pjesë në fushata elektorale. Më kujtohet në 97, kur u vodhën zgjedhjet, ishte më e mbrapsht, por më ka thënë një miku im anglez, “shiko Fatos, pot ë kishte ndodhur kjo që ju kanë bërë me zgjedhjet, do ishte djegur Londra”.

Dhuna prodhon dhunë, por unë kam folur për dhunë idealistësh, e njerëzve të ndershëm dhe kurajozë dhe jo dhunën e militantëve të instrumentalizuar, sic ishte rasti i 21 Janarit”.

 

/TPZ.AL/

More in AKTUALITET, LAJME
Debati/ Muç Nano: Erion Veliaj ka bërë punë, Bushati: Produkt i pistë i manipulimit mediatik, mashtrues ordiner

Analisti Andi Bushati dhe drejtuesi i emisionit “Provokacija”, Mustafa Nano, kanë debatuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, lidhur me...

Close