X

A do të ulen Rama dhe Basha në tavolinë? Çfarë thotë Berisha


“Zgjedhje nuk mund të ketë pa largimin e Ramës”. Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar në emisionin “Opinion” edhe ftesën për dialog të kryeministrit Rama dhe ofertën e grupimit gjerman të CDU/CSU që janë ofruar të bëhen ndërmjetës për krizën.

“Po të lexoni reagimin e deputetëve gjermanë, aty ekziston një kuadër për të folur për të gjitha. Nëse unë e kuptoj drejt atë që kanë deklaruar deputetët gjermanë unë e lexoj se aty mund të negociohet gjithçka. Aty ka një dimension të jashtëzakonshëm për trajtimin e të gjitha problemeve pa kushte.

A do ulet Basha në tavolinë me Ramën, kryeministër? Unë nuk e besoj. Opozita e do marrëveshjen dhe nuk e ka këtë luftë për pushtet. Opozita nuk thotë që Rama të ikë si kryetar i PS, nuk thotë as të shkrihet PS. Marrëveshje me Ramën? Po, por me Ramën si kryetar i PS, jo si kryeministër” – tha Berisha.

More in LAJME
Debati / Nano: Shihni vetëm korrupsionin e Ramës, nuk flisni për asgjë tjetër, Bushati: 600 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi, prej dhunës së pushtetit

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, ka patur një debat mes analistit Andi Bushati dhe drejtuesit të emisionit “Provokacija”, Mustafa...

Close