X

VIDEO+FOTO/ Me flamurin e Izraelit e Palestinës, Madonna trazon Lindjen e Mesme


Ylli i muzikës Pop, Madona, performoi mbrëmjen e kaluar në skenën e Eurovizionit në Tel Aviv. Ndonëse ka kaluar 30 vjet nga publikimi për herë të parë, superhiti “Like a Prayer” i kënduar nga Madona, ajo ngjalli entuziazëm edhe në Finalen e Madhe të Eurosong 2019.

Ndërkaq edhe premiera e këngës më të re të saj “Future” në bashkëpunim me reperin Quavo, entuziazmoi publikun. Ajo foli për vizitën e shumë vendeve të ndryshme gjatë karrierës së saj, duke i bërë thirrje publikut që “të mos harrojë kurrë fuqinë e muzikës për t’i bashkuar njerëzit”

“Në fund të fundit, muzika i bën njerëzit bashkë”, u shpreh ylli i muzikës pop duke cituar disa vargje shumë te njohura nga hiti i saj “Music”. Gjithashtu ajo iu drejtua konkurrentëve të Eurosong duke u thënë: “Ju të gjithë jeni fitues”.

Por performanca e saj në Tel Aviv nuk kaloi pa polemika, teksa dy prej balerinëve të saj në fund të perfomancës u shfaqën me flamujt e Izraelit dhe Palestinës të stampuar në veshjet e tyre.

Në një deklaratë të kësaj jave, Madonna ishte shprehur se donte të përdorte performancën e saj për të krijuar “një rrugë të re drejt paqes” dhe nuk do të stepej nga presioni politik.

More in Magazine
Vranësira dhe temperatura deri në 28 °C, moti për sot

Sipas Meteoalb, vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme deri në mesditë, ku vranësira...

Close